Cookies
LEVIZ vendos vetëm atë që i duhet faqes për të punuar. Nuk ka shërbime reklamimi ose analitike nga palë të treta.
Përditësuar më: 5 shtator 2026
1.Çfarë ruhet
- Hyrja: një cookie i enkriptuar sesioni, për aq kohë sa je i kyçur
- leviz.currency: valuta e zgjedhur, euro ose lek
- leviz.compare: veturat në krahasimin tënd
- NEXT_LOCALE: gjuha e zgjedhur, sapo e ndërron
- Pamja e ndritshme ose e errët: në memorien lokale të shfletuesit, jo si cookie
2.Pa gjurmim
LEVIZ nuk përfshin rrjete reklamimi, shërbime analitike apo butona rrjetesh sociale. Prandaj nuk ka çfarë të pranohet dhe nuk ka baner pëlqimi.
Statistikat në panelin e autosallonit dalin nga baza jonë e të dhënave dhe nuk u jepen palëve të treta.
3.Si i menaxhon
Cookies mund të fshihen ose bllokohen te cilësimet e çdo shfletuesi. Pa cookie-n e sesionit nuk mund të kyçesh; valuta, gjuha dhe krahasimi kthehen te vlerat e parazgjedhura.